Rusia ka pozicionuar në mënyrë sekrete një raketë të re, e cila, sipas zyrtarëve amerikanë, dhunon traktatin e kontrollit të armëve mes palëve, duke paraqitur kështu një test madhor për presidentin Donald Trump.
Lajmi raportohet nga New York Times e CNN, të cilat gjithashtu shtojnë se pozicionimi i raketës së re ruse vjen në një kohë kur administrata Trump përballet me një krizë sa i përket marrëdhënieve me Moskën.
Raketa që ka shkaktuar shqetësim në rradhët e amerikanëve është e njëjta që administrata Obama kishte deklaruar se ishte testuar në dhunim të një traktati të 1987, që ndalon vendosjen e raketave amerikane dhe ruse me rreze të mesme veprimi. Mark Toner, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit konfirmoi shkeljen e qartë të kryer nga Rusia, duke thënë se kjo sjell rrezik për sigurinë europiane dhe aziatike, në një kohë kur interesi më madhor amerikan është që Moska t’i përmbahet traktatit.
Raketa e re ruse mund të jetë e aftë të kërcënojë vendet europiane anëtare të NATO-s, teksa sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis pritet të vizitojë sot zyrat qendrore të organizatës.
Lëvizja e Kremlinit vjen vetëm një ditë pasi këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se fshehu bisedimet që ai kishte patur me ambasadorin rus në SHBA, sa i përket sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, në një kohë kur administrata Trump ende nuk kishte marrë detyrën.
Në të shkuarën, Trump ka shprehur interes në bisedimet për reduktimin e armëve me Kremlinin dhe ka sinjalizuar një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...