Rusia i shpall luftë medieve të huaja, e kryesisht atyre amerikane. Dhoma e ulët e Parlamentit aprovoi të mërkurën një amendament, që i hap rrugën etiketimit të medieve që financohen nga jashtë vendit, si agjentë të huaj.
Projektligji duhet të miratohet edhe në Dhomën e lartë, para se të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin. Siç thanë edhe vet deputetët, kjo është një kundërpërgjigje e Moskës ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Drejtësisë, për të regjistruar si “agjente” firmën që financon degën amerikane të televizionit rus “RT”.
“Ata shpallën një luftë hibride kundër nesh, e kësisoj jemi të detyruar të përgjigjemi në mënyrë integrale. Ata heqin flamujt tanë nga ambasadat e bëjnë gjithçka për të turpëruar aleatët tanë”, tha Gennady Zyuganov, deputet rus.
Masa e aprovuar të mërkurën nuk e specifikon se cilat media do të shpallen si agjente, apo sesi do të funksionojë procesi. Mediet e përfshira në listën e zezë do t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla që aplikohen aktualish ndaj organizatave joqeveritare të financuara nga jashtë, mbi bazën e një ligji të miratuar në vitin 2012.
Ligji i kritikuar ashpër nga qeveritë perëndimore ishte një përpjekje e Moskës për t’u veçuar nga vala e revolucioneve në Europë dhe Lindjen e Mesme. Këtyre grupeve u kërkohet të raportojnë mbi financimet dhe bëhen objekt inspektimesh nga autoritetet.
Në SHBA, grupet e përcaktuara si agjentë të huaj duhet të raportojnë në Departamentin e Drejtësisë lidhur me financimet e të japin informacione të rregullta mbi aktivitetet e tyre.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...