Sanksionet e reja të ShBA për Rusinë mbi akuzat se kanë helmuar një ish-spiun dhe vajzën e tij në Britaninë e Madhe janë mjaft të ashpra tha ambasadori i Rusisë në ShBA
Ambasadori i Rusisë në Amerikë i ka quajtur sanksionet e ShBA për Rusinë, të ashpra prandaj duhet edhe një rishqyrtim.
Rusia vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me rastin dhe ambasada e Rusisë në Uashington në një deklaratë tha se gjetjet e Uashingtonit kundër saj në këtë rast nuk ishin mbështetur në prova.
Sanksionet e reja të SHBA do të mbulonin mallra të ndjeshme të kontrolluara nga siguria kombëtare, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Megjithatë, do të kishte përjashtime për aktivitetet e fluturimit në hapësirë, bashkëpunimin hapësinor të qeverisë dhe fushat që mbulonin sigurinë e aviacionit të pasagjerëve komercial, të cilat do të shqyrtohen rast pas rasti, shtoi zyrtari.
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...