Sipas Vladimir Kozhin, ishte Turqia ajo e cila shprehu dëshirën për të përshpejtuar zbatimin e kësaj kontrate.
Kozhin tha gjithashtu se Rusia ka pasur kërkesa nga Greqia dhe administrata greke qipriote për furnizimet e armëve të reja, por shtoi se është tepër herët për të dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.
Sistemi S400 përbëhet nga të paktën një qendër komandimi të lëvizshëm, tetë lëshues dhe 32 raketa.
Ky sistem raketash është në gjendje të zbulojë objektiva në një distancë prej 600 kilometrash dhe të shmangë objektivat si avionët vjedhurazi dhe raketat balistike.
Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se kishte përfunduar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020./Klan Kosova.
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...