Gjenerali puçist me bazë në Libinë lindore, Khalifa Haftar, njoftoi armëpushimin pas një “urdhri nga Rusia”, pasi ai pësoi humbje të konsiderueshme nga forcat e qeverisë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), sipas kryetarit të parlamentit pro-Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Diskutimet midis kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Aguila Saleh dhe udhëheqësve të fiseve në Libinë lindore u transmetuan në mediat sociale, ku Saleh tha se Rusia, mbështetësi ndërkombëtar i Haftarit, përgatiti një raport mbi situatën në terren.
Sipas këtij raporti, milicitë e Haftarit ishin në një situatë të vështirë përpara forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), tha Saleh, ndërkaq, milicia në Tarhuna, në juglindje të Tripolit, ishte “në buzë të greminës”, pasi furnizimet me karburant dërguar për milicinë e Haftarit u goditën nga ajri.
Ai gjithashtu tha se raporti thotë se lufta e brendshme do të zhvillohet në një fazë të re kundër milicisë së Haftarit dhe shtoi: “Rusët donin që Haftar të shpallte armëpushim pasi situata në vatrat e luftimit po përkeqësohej”.
“Deklarata duhet të jetë në përputhje me Konferencën e Berlinit”
Saleh pretendoi se rusët i bënë një kërkesë me shkrim Haftarit për të bërë një deklaratë mbi “riformimin e Këshillit të Presidencës” dhe ata donin që deklarata të ishte në përputhje me vendimet e Konferencës së Berlinit për thirrje të armëpushimit në Tripoli dhe formimin e një Këshilli të ri të Presidencës.
“Sipas raportit të Rusisë, në ndërkohë, ndoshta këtë javë, do të bëhet e qartë në Kombet e Bashkuara se qeveria libiane është përfaqësuesi legjitim i vendit”, tha ai.
Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri: ajo e lidhur me Haftarin në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
Haftari shpalli veten sundimtar të Libisë të hënën, duke pretenduar se ai ka “pranuar mandatin e popullit libian” dhe duke e quajtur “Marrëveshjen e Skhirat-it” të ndërmjetësuar nga OKB-ja në vitin 2015 për një qeveri të unifikuar në vend si “një gjë e së kaluarës”.
Por kjo përpjekje për grusht shteti nga Haftar u dënua nga aktorët ndërkombëtarë dhe aleatët rajonalë.
Ushtria e vetëshpallur Kombëtare Libiane e Haftarit filloi një ofensivë të dështuar për pushtimin e Tripolit prillin e kaluar, e cila shkaktoi gjakderdhje dhe vuajtje, por ngeci në periferi të qytetit.
Megjithëse zëdhënësi i Haftarit tha se ishte paralajmëruar armëpushim i njëanshëm, forcat e lidhura me komandantin renegat goditën Tripolin jugor me raketa vetëm disa orë përpara njoftimit.
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...