Njerëzit në Ukrainë mund të vdesin nga i ftohti këtë dimër ndërsa Rusia vijon që të bombardojë infrastrukturën që siguron shpërndarjen e energjisë elektrike në vend.
Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit lindor të Donetsk-ut.
Pavlo Kyrylenko u shpreh për Sky News se autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar dru zjarri dhe soba për banorët që ende jetojnë në qytetet dhe fshatrat e vijës së parë në provincën e tij që nuk kanë energji elektrike, gaz ose ujë të rrjedhshëm në temperatura nën zero.
Qendra speciale, të njohura si “pikat e pathyeshmërisë” që ofrojnë një burim energjie elektrike dhe ngrohtësie, po ofrohen gjithashtu edhe në zonat ku ka luftime.
“Por armiku po qëllon dhe lëshon sulme me raketa pikërisht në këto pika ngrohjeje”, tha Kyrylenko, duke folur nga qyteti i Kramatorsk-ut.
I pyetur nëse është i shqetësuar se njerëzit mund të vdesin këtë dimër për shkak të të ftohtit, guvernatori u shpreh: “Për faktin se nuk ka ngrohje, ekziston rreziku që njerëzit të vdesin nga hipotermia”.
Por kërcënimi më emergjent është ai që vjen nga zjarri i artilerisë dhe raketave ruse./A2/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...