Moska i dënoi planet e Britanisë për të ndërtuar baza të reja ushtarake në juglindje të Azisë dhe Karaibe, duke thënë se Rusia është e gatshme për masa hakmarrëse nëse kërcënohen interesat e saj ose të aleatëve të saj.
Ministri i Brendshëm britanik, Gavin Williamson, ka thënë për Sunday Telegraph në dhjetor se Britania mund të ndërtojë baza të reja ushtarake “brenda pak vitesh”, pasi ky vend të dalë nga Bashkimi Evropian.
Williamson ka thënë se zgjerimi do të ishte pjesë e një strategjie të Britanisë për t’u bërë një “lojtar i vërtetë global” pas Brexit-it.
Ai nuk e ka specifikuar se ku mund të ndërtohen këto baza.
Duke folur të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se planet janë misterioze dhe paralajmëroi se ato mund t’i destabilizojnë çështjet botërore.
Rusia ka baza ushtarake në disa ish-vende sovjetike.
Ajo po ashtu operon me objekte ushtarake në Siri dhe Vietnam.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...