Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i bëri thirrje për sens të përbashkët administratës së re në Ukrainë, pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Medvedev në deklaratën në rrjetet sociale vlerësoi fitoren e komedianit Volodymyr Zelenskiy në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.
Ai i bëri thirrje për sens të përbashkët administratës së re në Ukrainë. “Ka ende një shans për një ndërveprim më të mirë mes Ukrainës dhe Rusisë. Çfarë nevojitet për këtë? Fillimisht ka nevojë për një qasje e cila merr parasysh të gjitha fakte politike në Ukrainë, përfshirë edhe gjendjen në lindje të vendit, e sinqertë, pragmatike dhe përgjegjëse”, tha Medvedev.
Kryeministri rus theksoi se me rigjallërimin e ndërveprimit ekonomik, i cili ishte ndërprerë mes Rusisë dhe Ukrainës, do të thotë zgjidhje e problemeve sociale të miliona ukrainasve.
Sipas sondazheve Zelenskiy ka siguruar 73,2 për qind të votave përballë presidentit aktual Petro Poroshenko, i cili në garën për të siguruar një mandat të dytë ka marrë 25,3 për qind të votave.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës