Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi.
Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës.
Sipas raportimit të CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.
Javën e kaluar, CNN fitoi akses të rrallë në objektin e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.
Bayraktar, i cili është gjithashtu dhëndër i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë dhe përmirësuar për të bërë”. /arbresh.info/
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhi...
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...
Kurti takoi presidentin e Eurochambres, flasin për zhvillimi...