Rusia thotë se do të braktisë bisedimet me Japoninë që synojnë nënshkrimin e një traktati formal paqeje, për arsye se Japonia i është bashkuar sanksioneve Perëndimore kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Rusia dhe Japonia nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësisë të Luftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore, të cilët shtrihen në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido, që u pushtuan nga forcat sovjetike në 1945.
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se do të ngrijë diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe se do të ndalojë udhëtimet pa viza në to nga qytetarët japonezë.
“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një diskurs anti-rus”, tha ministria ruse.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...