Rusia goditet nga një tërmet prej 6,6 shkallësh të Rihterit

07:10 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm ka goditur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gadishullin rus Kamachatka.

Epiqendra e tërmetit mendohe të jetë deti Bering dhe është regjistruar të ketë ndodhur në orën 04:09 të mëngjesit të sotëm ka bërë të ditur shërbimi i Akademisë së Shkencave të Rusisë, transmeton arbresh.info.

Tërmetin e ka raportuar edhe Shërbimi Gjeografik i Shteteve të Bashkuara sipas të cilit tërmeti kishte magnitudë prej 7.0 shkallësh të Rihterit mirëpo më vonë u konstatua se tërmeti kishte saktësisht 6.6 shkallë të Rihterit.

Nuk dihet ende nëse ka pasoja në njerëz apo dëme materiale./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme