Sot, një raketë ruse goditi anijen e ngarkesave, KMAX RULER, të Qipros.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, anija në fjalë ishte në pronësi të pronarit të anijeve qipriote, Andreas Hatzigiannis, president i Unionit të Pronarëve të Qipros.
Sulmi ndodhi kur anija hyri në portin e Odessa-s dhe si pasojë u vra kapiteni dhe u plagosën tre anëtarë të ekuipazhit dhe një punonjës në port, siç njoftoi një përfaqësues i forcave të armatosura të Ukrainës.
Sipas informacioneve nga autoritetet ukrainase, anija është goditur nga një raketë Kh-31P e lëshuar nga një avion luftarak rus.
Kombësia e kapitenit të anijes nuk u bë e ditur, ndërsa tre anëtarët e ekuipazhit të plagosur janë filipinas. Anija e ngarkesave do të ngarkonte mineral hekuri me destinacion Kinën, sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, i cili tha se që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, ka kryer 21 sulme ndaj anijeve të mallrave.
Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Politikës së Ishullit deklaruan se nuk ka asnjë informacion nga Dhoma e Tregtisë për këtë ngjarje.
Anija është ndërtuar në vitin 2009, është 230 metra e gjatë dhe 37 metra e gjerë, ka një kapacitet 91,800 dët dhe mban numrin e IMO-së 9436642./euronews
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...