Raketat ruse, të lëshuara nga një nëndetëse dhe një luftanije e Moskës në Mesdhe, kanë goditur pozicionet e Shtetit Islamik në Sirinë qendrore. Katër raketa të llojit “cruise” u lëshuan drejt militantëve dhe armatimeve të tyre të rënda, në afërsi të Palmirës, ku luftëtarët e Shtetit Islamik janë zhvendosur pas largimit nga fortesa e grupit ekstremist, Raqqa.
Falë ndihmës së Moskës, forcat qeveritare siriane e rimorën marsin e vitit 2016 kontrollin e Palmirës dhe rrënojave të lashta të saj, të vendosura prej UNESCO-s në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore.
Por luftëtarët e ISIS-t i dëbuan prej andej 8 muaj më vonë. Trupat besnike të Assadit arritën të hyjnë në Palmira përpara 3 muajsh, megjithatë luftimet në afërsi të saj vazhdojnë të ashpra. Rusia ka ndërmarrë që prej vitit 2005 goditje me raketa e sulme ajrore, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Në vazhdën e këtyre veprimeve ishte edhe ndërhyrja e fregatës “Admiral Essen” dhe e nëndetëses “Krasnodar”, të cilat i kalibruan raketat e tyre drejt vendstrehimeve në lindje të Palmirës, ku kanë ngritut bazën e vet militantët e armatosur rëndë, pas zhvendosjes nga Raqqa.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të gjitha objektivat u goditën në shenjë. Ushtria amerikane, ajo turke dhe ajo izraelite u njoftuan në kohë për këtë sulm, përmes kanaleve ekzistuese të komunikimit.
Në fillim të muajit, Moska ra dakord me aleatin tjetër të Assadit, Iranin, si dhe me Turqinë, mbështetëse e fortë e opozitës siriane, për krijimin e disa zonave të “uljes së tensioneve” në perëndim të vendit, në përpjekje për të mbështetur reduktimin e përplasjeve mes qeverisë dhe rebelëve.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet