Google ADS

Rusia godet fabrikën e raketave në Kiev

07:40 | 16 Prill 2022
Trina Galanxhi

Rusia ka goditur një fabrikë që merrej me prodhimin e raketave.

Sulmet janë kryer pas fundosjes së anijes së saj të Detit të Zi dhe pasi Presidenti Volodymyr Zelensky bëri edhe njëherë thirrje për më shumë armatim nga vendet perëndimore, transmeton portal arbresh.info

Fabrika Vizar, pranë aeroportit ndërkombëtar të Kievit, u dëmtua rëndë në sulmet e natës, ka raportuar një gazetar i AFP-së.

Rusia tha se kishte përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi me bazë deti për të goditur uzinën, për të cilën prodhuesi shtetëror i armëve të Ukrainës thotë se prodhoi raketa lundrimi Neptun, predha që Kievi dhe Uashingtoni thonë se janë përdorur për fundosjen e anijes luftarake Moskva./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme