Forcat ruse goditën qytetin e Bakhmut, pika qendrore prej muajsh e përpjekjeve të tyre për të kapur rajonin industrial të Ukrainës lindore të Donbasit.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës deklaroi se luftimet përfshiu Bakhmutin dhe zonat përreth.
Forcat ruse kishin dështuar të përparonin në dy fshatra në veriperëndim, shkruan The Guadrian.
Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i grupit lindor të forcave të Ukrainës, i tha televizionit kombëtar të mërkurën se në 24 orët e fundit, forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta.
“Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bakhmut për të parandaluar ushtarët tanë që t’i përdorin ato si fortifikime,” tha Cherevatiy.
Cherevatiy të martën tha se kishte pasur një numër rekord sulmesh në një pjesë të frontit më në veri – pranë qytetit të Kupiansk, në Ukrainën verilindore./abcnews
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë