Rusia ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
Topoli RS-12M ka goditur suksesshëm shënjestrën e tij në një rreze veprimi në Kazakistan, transmeton portali arbresh.info
Testi i kokës bërthamore u zhvillua në vargun e Kapustin Yar në rajonin jugor të Astrakhan të Rusisë.
Zyrtarët thanë se të dhënat e testit do të përdoreshin për të zhvilluar mjete të mundshme të shkeljes së mbrojtjes raketore “armike” për përdorim në raketat balistike ruse dhe për të testuar pajisjet luftarake të avancuara të raketave ruse.
Testimi vjen në kohën kur për shkak të tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve është rritur frika për nisjen e Luftës së Tretë Botërore.
Ky veprim mund të jetë një paralajmërim për Kim Jong-un pasi ky i fundit e akuzoi presidentin Trump për shpalljen e luftës ndaj Koresë së Veriut./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra