Rusia gjuajti katër raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës, njoftuan forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, zyrtarët thanë se nëntë nga dronët u rrëzuan në katër rajone.
Kujtojmë se më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës, si pjesë e asaj që Moska tha se ishte “hakmarrje” për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse.
Forcat ruse vazhduan të synojnë objektet energjetike edhe këtë javë.
Moska ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar, për të sulmuar qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit./euronews.al
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës