Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me 73 milion euro për dështimin e përsëritur për të fshirë përmbajtjen e konsideruar të paligjshme në Rusi. Detajet e përmbajtjes fyese, siç u quajt, nuk janë specifikuar në njoftimin e gjykatës për media.
Google i tha agjencisë së lajmeve AFP se do të studionte vendimin e gjykatës përpara se të vendoste për hapat e mëtejshëm. Disa orë pasi u shpall vendimi për Google, një gjobë prej 2 miliardë rubla iu dha Metës, kompanisë pronare të Facebook, për shkelje të ngjashme të lidhura me përmbajtjen. Në fillim të kësaj jave, Twitter iu dha gjithashtu një gjobë prej 3 milionë rubla për akuza të ngjashme.
Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj firmave të teknologjisë këtë vit, duke i akuzuar ato për mos moderimin e duhur të përmbajtjes së tyre dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Në maj, mbikëqyrësi i medias ruse kërcënoi se do të ngadalësonte shpejtësinë e Google nëse nuk arrinte të fshinte 26,000 raste të përmbajtjes së paligjshme, të cilat sipas saj lidhen me drogën, dhunën dhe ekstremizmin.
Presidenti, Vladimir Putin, ka nxitur zhvillimin e të ashtuquajturit internet sovran, i cili do t’i jepte qeverisë më shumë kontroll mbi atë që qytetarët e saj mund të kenë akses. Kurse kritikët e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e fushatës për të shtypur fjalën e lirë.
Rregullatori i medias në vend ka bllokuar dhjetëra faqe interneti të lidhura me liderin e burgosur të opozitës, Alexei Navalny, grupet e fushatës së të cilit janë etiketuar “ekstremiste”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Google dhe Apple u detyruan gjithashtu të hiqnin një aplikacion kushtuar fushatës “Smart Voting” të Navalny, i cili u jepte përdoruesve këshilla për votimin taktik për të rrëzuar politikanët e lidhur me Kremlinin.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt