Presidenti rus Vladimir Putin priti sot homologun e tij kinez në një forum ekonomik në Vladivostok, ndërkohë që forcat e armatosura të dy vendeve fillojnë në Siberinë lindore stërvitje ushtarake, më të mëdhatë që zhvillon Moska në disa dekada.
Manovrat njëjavëshe të Rusisë së bashku me trupat kineze dhe mongole, të koduara me emrin “Vostok-2018” vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Moskës dhe Perëndimit lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në çështjet perëndimore dhe në klimën e konflikteve në Ukrainë dhe Siri.
Duke krahasuar demonstrimin e tanishëm të forcës me manovrat e Bashkimit Sovjetik në vitin 1981, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se këto stërvitje do të jenë edhe më të mëdha. Në to do të marrin pjesë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...