Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se në afërsi të kufirit të Ukrainës ka filluar një stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë ushtarëve.
Në një deklaratë me shkrim nga Zona Ushtarake Jugore e lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes thuhet se në stërvitjen që po zhvillohet në disa qendra stërvitore në jug të vendit krahas armëve të motorizuara marrin pjesë edhe njësitë ushtarake nga flota në Detin e Zi dhe Kaspikut.
“Me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë ushtarëve do të kryhen stërvitje në rajonet Volgograd, Astrahan, Stavropol, Rostov dhe Krasnodar. Grupet taktike do të specializohen në metoda të reja të operacioneve taktike si një pjesë e sistemeve të ndryshme të zbulimit dhe sulmit, duke përfshirë kundërvënien ndaj baterive të artilerisë ushtarake, aviacionin dhe për snajperizimin”, thuhet në deklaratë./gsh/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez