Kremlini ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet se Rusia ishte e gatshme të niste një luftë bërthamore si “çmenduri e papranueshme“. Dmitry Peskov, zëdhënësi i saj, iu referua komenteve si “akuza të çmendura“.
Ai tha se ishte pjesë e lëvizjeve që po zhvillohej kundër Rusisë nga Perëndimi. Raportimet për këtë erdhëm pasi forcat ruse ngarkuan dje një raketë balistike ndërkontinentale të pajisur me një mjet rrëshqitës Avangard me aftësi bërthamore.
Automjeti me rrëshqitje hipersonike Avangard u prezantua nga Vladimir Putin në 2018. Në atë kohë, ai pretendoi se ishte zhvilluar si një përgjigje ndaj zhvillimit të SHBA-së të një gjenerate të re armësh.
Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në pronësi të kanalit televiziv Zvezda, raketa balistike u shfaq duke u transportuar në një kapanon lëshimi, u ngrit ngadalë në pozicion vertikal dhe më pas u ul në një bosht në rajonin e Orenburgut pranë Kazakistanit. SHBA dhe Rusia janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë./A2CNN
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...