Google ADS

Rusia është futur në Ballkan, amerikanët të shqetësuar

13:07 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

SHBA dëshirojnë të kenë njohje mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin potencial në anëtaret e NATO’s në rajon.

Kongresi amerikan e ka urdhëruar shefin e Pentagonit James Mattis ta përgatisë analizën e bashkëpunimit të sigurisë së Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i mbrojtjes Mattis, me pajtimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson duhet ta dorëzojë raportin për këshillat relevante të dy dhomave të Kongresit amerikan duke përfshirë edhe këshillat e Senatit për mbrojtje dhe marrëdhënie të politikës së jashtme, si dhe këshillin e politikës së jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, lajmëron Zëri i Amerikës.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kongresi e renditë Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë.

Në kërkesën e Kongresit amerikan kërkohet lista e hollësishme e armatimit dhe pajisjeve dhe teknologjisë ruse në vlerë prej më shumë se një milion dollarëve që është blerë apo fituar si dhuratë në Ballkanin Perëndimor prej vitit 2012.

Raporti gjithashtu duhet të përfshijë edhe përshkrimin e pjesëmarrjes së forcave të sigurisë së çdo vendi të përmendur në trajnim apo ushtrime ushtarake me Rusinë, gjithashtu prej vitit 2012 deri më sot, përshkrimin e çdo marrëveshjeje mbi bashkëpunim të sigurisë të çdo vendi me Rusinë se dhe pasqyrën e bashkëpunimit të inteligjencës me Moskën, transmeton gazetametro.net.

“Qëllimi është që SHBA të ketë njohuri se sa mund të ndikojë bashkëpunimi i sigurisë se çdo vendi i Ballkanit Perëndimor me Federatën Ruse në interesat e SHBA, Aleancën e NATO’s, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çdo anëtare e NATO’s e cila kufizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, pretendohet në dokumentin e Kongresit.

Kongresi gjithashtu kërkon njohje mbi marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me SHBA, duke përfshirë listën e armatimit dhe pajisjeve dhe teknologjisë në vlerë prej më tepër se një milionë dollarëve prej vitit 2012.

Në vendet perëndimore, duke përfshirë SHBA, është duke u rritur brengosja për shkak të ndikimit rus në Ballkan dhe në Evropën Qendrore.

Në nëntor, Këshilli Atlantik u angazhua për praninë e përhershme ushtarake amerikane në Ballkan me qëllim të stabilizimit të Evropës Juglindore, për shkak të, siç konsiderohet, përpjekjeve të Rusisë të ketë ndikim politik në rajon, pretendon VOA./VOA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme