Vlerësimi i fundit i inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia në mënyrë të pabazë po vazhdon të akuzojë Ukrainën se synon të kryejë një sulm kimik ose biologjik.
Rusia, thotë buletini i Ministrisë së Mbrojtjes, “ndoshta mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion me flamur të rremë”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Operacioni “mund” të marrë formën e një sulmi të dështuar, një zbulimi të organizuar të agjentëve ose municioneve ukrainase, ose dëshmi të fabrikuara të vendimmarrjes së supozuar të qeverisë ukrainase.
“Kjo me siguri do të shoqërohet me dezinformata të gjera për të komplikuar atribuimin”, thekson ministria përmes një postimi në Twitter.
Ndryshe operacionet e flamurit të rremë janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar palën përgjegjëse për sulmin – ose për të lejuar sulmuesin e vërtetë që të fajësojë një palë tjetër./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...