Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se është jashtëzakonisht e vështirë të besohet se Shteti Islamik (ISIS) do të kishte pasur kapacitetin për të kryer sulmin e javës së kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.
Disa persona të armatosur sulmuan ndërtesën, duke vrarë të paktën 139 njerëz, shkruan Sky News.
Edhe pse Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe vendet perëndimore besojnë se grupi terrorist qëndron pas tij, Rusia ka hedhur dyshime për këtë.
Ajo pretendon se Ukraina ishte pas sulmit – të cilin Kievi e mohon me forcë – dhe shefi i FSB-së i Rusisë dje akuzoi gjithashtu Britaninë e Madhe dhe SHBA-në për ndihmë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...