Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, në listën e personave “në kërkim”, pasi gjykata me bazë në Hagë, ka lëshuar fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, në mars të këtij viti.
Fotografia e Khanit tani është në databazën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.
Në njoftim, ai përshkruhet si burrë i lindur më 30 mars 1970, në Skoci, mirëpo aty nuk përmendet asnjë shkelje.
Në muajin mars, Rusia e ka nisur një rast penal ndaj Khanit, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarrestim ndaj Putinit, me akuzat për krimin e luftës – dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.
Gjykata ka lëshuar fletëarrestim edhe ndaj Maria Lvova-Belovas, Komisionares ruse për të Drejta të Fëmijëve.
Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, ka thënë në mars se Khan është hetuar për “gjykim penal të një personi, që është i pafajshëm”.
Ai është duke u hetuar edhe nën dyshimet se ka përgatitur “një sulm ndaj një përfaqësuesi të një shteti të huaj që gëzon mbrojtje ndërkombëtare”, kanë thënë hetuesit.
Kievi ka thënë që më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Rusia, e cila nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka thënë se fletarrestimet janë të “pavlefshme”.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...