Rusia dhe Ukraina janë pajtuar që ta rivendosin në fuqi marrëveshjen e vitit 2020 për armëpushim në lindje të Ukrainës. Një zyrtar i lartë ukrainas tha se festat e këtyre ditëve “duhet të jenë paqësore”.
Shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, e çmoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OSBE-ja si step drejt de-eskalimit, shkruan BBC.
Marrëveshja erdhi në kohën e tensioneve të larta në rajon. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia ka dërguar 100.000 trupa afër kufirit ukrainas.
Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se nuk është zgjedhje dhe dëshirë e tij konflikti me Ukrainën e Perëndimin dhe shprehu shpresë për bisedime me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë muajin e ardhshëm rreth kërkesave ruse për NATO-n.
Rusia ka mohuar se ka ndonjë plan për pushtimin e Ukrainës. Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes tha se do të kryejë ushtrime ushtarake të enjten dhe të premten.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania e kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja të rënda në rast të sulmit ndaj Ukrainës./espress/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë