Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Rusia mund të nisë një pushtim të Ukrainës këtë javë, por ende shpreson se diplomacia mund të mbizotërojë.
Sullivan, megjithatë, tha se megjithëse akumulimi i 130,000 trupave ruse është përshpejtuar në 10 ditët e fundit, vendi ende ka mundësi ta zgjidhë situatën përmes diplomacisë, tha ai për Cnn transmeton arbresh.info
Duke komentuar raportimet se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën që të mërkurën, Sullivan tha:
“Ne nuk mund ta parashikojmë ditën në mënyrë perfekte, por kemi thënë prej disa kohësh se jemi në një periudhë kur pushtimi mund të fillojë në çdo moment, aksioni i madh ushtarak i Rusisë në Ukrainë mund të fillojë çdo ditë.”
I pyetur pse u kërkohet qytetarëve amerikanë të largohen nga vendi, Sullivan tha:
“Ajo që kemi parë vetëm në 10 ditët e fundit është përshpejtimi i këtij akumulimi dhe lëvizja e forcave ruse të të gjitha llojeve më pranë kufirit me Ukrainën në një pozicion ku ata mund të nisnin veprime ushtarake shumë, shumë shpejt.”
Sullivan tha se ka të ngjarë që të ketë viktima civile. /arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...