Rusia e Vladimir Putinit mund të kthehet në “koloni të Kinës” pas luftës në Ukrainë, pohon një analist lufte.
Harry Kazianis, një ekspert për çështjet e politikës së jashtme të SHBA-së dhe sigurisë kombëtare që përfshijnë Kinën, tha se vendi do të detyrohet t’i shesë asetet e tij Pekinit sepse është gjymtuar nga një paketë e gjerë sanksionesh ekonomike të vendosura nga Perëndimi, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë për Express.uk, ai tha se Kina “bleu aq sa mundi” pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe “do të donte ta ndiqte” atë “plan” në vitet e ardhshme kur Rusia të bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar.
Ka shqetësime në rritje për një kolaps ekonomik në Rusi, pasi rubla ka humbur më shumë se një të katërtën e vlerës së saj që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe ajo arriti në nivelin më të ulët historik prej 120 kundrejt dollarit amerikan në fillim të këtij muaji.
Kazianis, një analist në qendrën amerikane për interesin kombëtar, tha gjithashtu se presidenti Xi Jinping po kërkon të ketë “një bazë në Rusi” dhe ai mund të shfrytëzojë dobësinë e Kremlinit për të fituar akses në teknologjinë e tij të përparuar ushtarake.
Kjo vjen pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi liderin kinez se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse i ofron ndihmë ekonomike ose ushtarake Rusisë.
“Nëse Putin mbijeton, do të duhet që të kthejë vendin e tij në koloni të Kinës. Kjo është mënyra e vetme që ai do të marrë mbështetjen financiare që i nevojitet për të mbijetuar. Dhe ende nuk është e sigurtë nëse kinezët duan të blejnë Rusinë. Është një situatë shumë e vështirë”, tha ai.
Megjithatë, sipas tij, është në interesin e tyre, me kusht që lufta të mos bëhet bërthamore.
“Unë mendoj se kinezët do të donin të përpiqeshin të merrnin sa më shumë terren ën Rusi”, tha Kazainis.
“Ata shohin një ushtri ruse që do të donin të hynin dhe të merrnin të gjithë teknologjinë dhe ta shtonin atë tek e tyre. Kjo është ajo që bënë ata kur u shemb Bashkimi Sovjetik. Ata blenë sa më shumë që mundën nga ajo që kishte mbetur nga Bashkimi Sovjetik dhe tani SHBA dhe aleatët e saj po përballen me një ushtri kineze që ka marrë të gjitha pajisjet më të mira sovjetike dhe i ka përmirësuar ato”, shtoi ai./arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë