Rusia e ka pranuar që shpërthimi që ndodhi javën e shkuar ku mbetën të vdekur pesë shkencëtarë u shkaktua gjatë një testimi të një reaktori bërthamor, ashtu sikurse dyshonin ekspertët perëndimorë.
Zyrtari udhëheqës për çështje bërthamore premtoi që do të zhvillonin me sukses armë të reja përkundër aksidentit që mendohej të ishte një testim i dështuar i raketës, transmeton portali arbresh.info.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë fillimisht kishte thënë që shpërthimi, në një platformë në det të hapur në rajonin e Arkhangelsk afër Rrethit Arktik, kishte ndodhur gjatë testimit të një motori rakete të karburantit të lëngshëm dhe kishte vrarë dy njerëz.
Por agjencia bërthamore Rosatom më vonë tha që disa shkencëtarë ishin vrarë gjatë testimit të një “burimi të energjisë izotopi në një sistem shtytës të lëngshëm”.
Ekspertët bërthamorë amerikanë besojnë se Rosatom mund të ketë qenë duke provuar një raketë eksperimentale me fuqi bërthamore, për të cilën presidenti Vladimir Putin vitin e kaluar pretendoi se ishte “e pathyeshme ndaj të gjitha sistemeve të mbrojtjes ekzistuese dhe të ardhshme”.
Burrat “vdiqën tragjikisht ndërsa testuan një pajisje të re speciale,” tha Alexei Likhachev, shefi ekzekutiv i Rosatom, në funeralin e tyre në Sarov, një qytet me siguri të lartë kushtuar kërkimit atomik më pak se 250 milje në lindje të Moskës.
Një zyrtar në Qendrën Federale Bërthamore Ruse në Sarov, ku burrat kishin punuar, sugjeroi që ata kishin punuar në një reaktor të vogël bërthamor, punë të cilën ishin duke e bërë “shumë vende”./arbresh.info/
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...