Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar kombit përmes një video fjalimi, në të cilin ai adreson atë që ai e quan “shantazh energjetik” të Rusisë kundër Europës.
Ai thotë se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregon se “askush në Europë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare”, shtoi Zelensky.
Zelensky shtoi se Rusia “e sheh Europën e bashkuar si një objektiv” dhe sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.
Presidenti ukrainas përshëndeti gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale, sidomos për ushqimin.
Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës, tha ai./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare