Google ADS

Rusia e kishte njoftuar paraprakisht SHBA-në se do të testonte një raketë balistike ndërkontinentale

19:21 | 20 Prill 2022
KRG

Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme përmes marrëveshjeve ndërkombëtare të njoftimit se Rusia po planifikonte testin e raketës balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të së mërkurës, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

SHBA-ja ishte në dijeni për kohën e lëshimit dhe e gjurmoi duke mos shkaktuar panik,  raporton cnn.

Si Rusia ashtu edhe SHBA – sipas një marrëveshjeje ekzistuese ndërkombëtare – njoftojnë vendet e tjera për testime në mënyrë që t’i shmangen ndonjë incidenti.

SHBA vlerëson se kjo raketë nuk është ende funksionale, thanë burimet.

Ndryshe, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se kishte kryer një lëshim provë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, Sarmat.

Deklarata e ministrisë së mbrojtjes tha se ai zbarkoi në “zonën e caktuar në Kamçatka”.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme