Mediat ruse thanë sot se ekonomitë e mëdha botërore në zhvillim Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut, të njohura ndryshe si BRICS po mendojnë për një platformë të re ndërkombëtare tregtare duke përdorur floririn, e cila kur do të realizohet do të transformojë tregtinë globale dhe Perëndimi do të humbasë dominimin e tij.
Një nga ekspertët e metaleve të çmuara që parashikojnë këtë është këshilltari zvicerjan Claudio Grass që thotë se tregtia e metaleve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Grass thotë se në 2016, janë tregtuar 24,338 ton flori, ose 43 përqind më shumë se në 2015.
“Iniciativa e vendeve të BRICS duhet vendosur në një kontekst më të gjerë. Është pjesë e zhvendosjes tektonike gjeopolitike që ka nisur dekada më parë. Kemi parë një fluks tregtar të floririt nga Perëndimi drejt Lindjes, dhe kjo vjen në një kohë kur Perëndimi po humbet dhe në luftën ekonomike. Kina ka cënuar ndjeshëm vendin më parë t ëpadiskutueshëm të SHBA si superfuqia e botës. Pekini dhe Moska e kuptojnë se Amerika ka përdorur dollarin për të ruajtur dominimin e saj në botë, prandaj po implementojnë standardin e floririt për t’i distancuar nga ky kontroll i SHBA”, thotë ai.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...