Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, në të cilin emigrantët po përpiqen të kalojnë në vendet e BE-së.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës nëse, sigurisht, ka diçka që varet nga ne,”tha Putin. “Kemi dëgjuar disa nga deklaratat dhe akuzat kundër nesh, prandaj unë dua tju them të gjithëve: merruni me punët tuaja të brendshme dhe mos hidhni akuza të kota tek të tjerët”, shtoi ai, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Nga bisedimet e mia me Presidentin Lukashenko dhe kancelaren Merkel, arrita në përfundimin se ata janë të gatshëm të dialogojnë me njeri-tjetrin. Shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti. “Kjo bisedë është vendimtare, sepse qëllimi i emigrantëve është, para së gjithash, të hyjnë në Gjermani”, ka thënë Putin. /arbresh.info/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...