Google ADS

Rusia e “gatshme për të ndërmjetësuar” mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve

22:53 | 26 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Moska ka ofruar të shërbejë si ndërmjetëse mes Uashingtonit dhe Phenianit, nëse të dy palët janë të gatshme për dialog.

Oferta erdhi pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, shkruan “Tass”, transmeton portali arbresh.info

Kremlini ka deklaruar se Rusia është “gatshme të ndërmjetësojë” mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të ulur tensionet pas testeve të fundit të raketave balistike nga Pheniani.

“Rusia është e gatshme nëse të dy palët kanë nevojë për ne”, tha para gazetarëve zëdhënsi i Kremlinit, Dmitri Peskov./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme