Rusia: Duhet të minimizojmë rreziqet e një lufte bërthamore

16:20 | 30 Prill 2022
Artan Maliqi

Ndërsa lufta vazhdon të përshkallëzohet, rritet gjithashtu edhe rreziku i një lufte bërthamore. Të dyja vendet nuk ka gjasa të tërhiqen nga lufta, por sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme ruse, Ukraina dhe Rusia duhet të minimizojnë rreziqet e një lufte bërthamore, sipas skynews.

Vladimir Yermakov tha se çdo konflikt i armatosur midis fuqive bërthamore duhet të parandalohet.

Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen e armëve bërthamore, shtoi se të gjitha fuqitë bërthamore duhet t’i përmbahen logjikës së përcaktuar në dokumentet zyrtare që synojnë parandalimin e luftës bërthamore.

“Rusia po e zbaton këtë llogjikë,” tha ai./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme