Google ADS

Rusia do t’i tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës

17:26 | 22 Prill 2021
A. B.

Pas disa javësh tension mbi trupat e Rusisë të vendosur në afërsi të kufijve të Ukrainës, ministri i Rusisë, Sergei Shoigu dha urdhër që të rikthehen prapa në bazën e tyre.

“Trupat kanë demostruar aftësitë e tyre për të shfaqur një mbrojtje kredibile për shtetin”, tha Shoigu.

Po ashtu, ai bëri të ditur se njësitet që ishin në stërvitje mund të kthehen në bazat e tyre.

Kthimi i trupave në bazë pritet të fillojë nga kjo e premte dhe të finalizohet deri më 1 maj.

Në ndërkohë që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ngriti çështjen e mbledhjes së trupave rusë në afërsi të kufirit me Ukrainën, bashkë me liderët evropianë, duke sfiduar kështu presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të takohet me të në zonen e konfliktit.

Pos tjerash, Rusia mohoi që kjo të jetë një kërcënim ndaj Ukraines./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme