Google ADS

Rusia do të përshpejtojë dërgimin e sistemit raketor S-400 në Turqi

23:28 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Rusia do të përshpejtojë dërgimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-400 në Turqi me kërkesën e Ankarasë, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton portali arbresh.info.

“Tashmë kemi thënë se kemi diskutuar bashkëpunimin ushtarak-teknik, duke përfshirë zbatimin e kontratës së nënshkruar për dërgimin e sistemit S-400 në Turqi. Mund të them vetëm se në përgjigje të kërkesës së partnerëve tanë turq për të përshpejtuar kushtet e planifikimit, ne reaguam pozitivisht”, tha diplomati i lartë rus në një konferencë të përbashkët për shtyp në Moskë pas takimit me ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Kur u pyetën se kur saktësisht Moska do të nisë dërgesën, Lavrov tha se çështja e shpërndarjes ishte diskutuar midis specialistëve por data është konfidenciale.

Cavusoglu tha, nga ana e tij, se ofrimi i hershëm i sistemit përkonte me interesat e Turqisë.

Turqia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 në shtator 2017./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme