Forcat e armatosura ruse do të marrin grupe multifunksionale robotësh luftimi deri në vitin 2025, raportonin mediat vendase duke cituar burime të ministrisë së mbrojtjes.
Shoqata e shkencës e teknologjisë, Android Technology, ka krijuar një platformë eksperimentale të quajtur “Marker” për kontrollimin e pesë makinerive pa personel që mund të zgjidhin disa detyra luftimi, e cila u prezantua muajin e kaluar në impiantin e testimeve në Magnitogorsk.
“Nuk është si përpara kur kishim një makineri pa drejtues njerëzor, pas të cilës kishte disa njerëz që e ndiqnin.
Por përkundrazi do të jenë pesë robotë dhe një operator njerëzor që i furnizon e bën plotësisht operacionale”, tha burimi.
Në janar të këtij viti u bë e ditur në media se forcat ruse morën paketën e parë të sistemeve robotike luftuese Uran-9 për të cilat ministria e mbrojtjes tha se ishin testuar në luftimet në Siri.
Kreu i kompanisë Kalashnikov, Vladimir Dmitriev, tha se gjatë testimeve u evidentuan disa mangësi si çështje të kontrollit, lëvizshmërisë e të tjera që po korrigjoheshin nga inxhinierët shkruan sot news.
Roboti autonom Uran-9 është i pajisur me raketa të komandueshme anti-tank Attaka, top gjuajtës automatik 2A72 30mm dhe mitroloz 7.62mm PKT.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...