Rusia do të fillojë trajnimin e piloteve femra

22:23 | 13 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Rusia do të pranojë të trajnojë pilote për avionët luftarakë në Forcën e saj Ajrore.

Kjo ndodh për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se gratë do të pranohen në ushtri pasi ‘ushtria ka pranuar qindra letra’ që shprehin interes në këtë drejtim.

Në grupin e parë pritet të marrin pjesë 15 gra dhe trajnimi i tyre do të fillojë në tetor, ka shtuar ai.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotët rusë femra njiheshin si “Falconët e Stalinit”./Arbresh.info

Të ngjashme