Liderët e Rusisë dhe Bjellorusisë kanë rënë dakord për të bashkëpunuar më tej në të ardhmen e afërt, thotë Agjencia Telegrafike shtetërore e Bjellorusisë ( BeITA)
Sipas BelTA, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ranë dakord për dërgesat, nga Rusia në Bjellorusi, të modeleve më moderne të paisjeve ushtarake, transmeton portal arbresh.info
Nga ana tjetër, Bjellorusia do të rrisë furnizimin e pajisjeve moderne bujqësore, të pasagjerëve dhe produkteve të tjera inxhinierike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse, duke cituar sekretaren e shtypit të liderit bjellorus Natalya Eismont.
Të dy krerët ranë dakord për hapat e përbashkët për mbështetje të ndërsjellë në lidhje me presionin e sanksioneve, duke përfshirë çmimet e energjisë.
Delegacionet qeveritare të Bjellorusisë dhe Rusisë do të zhvillojnë bisedime në Moskë të hënën për të marrë vendime specifike për të gjitha çështjet e diskutuara./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...