Rusia ka njoftuar se do të dërgojë 27 tonë ndihma humanitare për popullatën e Rripit të Gazës në mes të konfliktit të vazhdueshëm në rajon.
“Ndihma u organizua me urdhër të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe në emër të Qeverisë së Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë në Telegram.
Në deklaratë thuhet se një avion special u ngrit nga Moska në drejtim të aeroportit El-Arish në Gadishullin Sinai të Egjiptit, duke transportuar miell, sheqer, oriz dhe makarona.
“Ndihma humanitare ruse do t’u dorëzohet përfaqësuesve të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, e cila do ta shpërndajë në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Gaza aktualisht po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Konflikti filloi më 7 tetor kur grupi palestinez i Hamasit nisi Operacionin Tufani i Al-Aksa-së, një sulm i befasishëm shumë-dimensional që përfshinte lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Grupi tha se sulmi ishte si hakmarrje për bastisjet në Xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.
Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpata e Hekurt kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.
Të paktën 3.478 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërkohë më shumë se 1.400 izraelitë po ashtu janë vrarë që nga fillimi i operacionit./AA
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Gjykata të hënën merr vendimin përfundimtar për Bedri Krasni...
Zv/ministri i Drejtësisë padit Abelard Tahirin për shpifje