Kremlini tha sot se bota duhet t’i kushtojë vëmëndje sërish paralajmërimit të presidentit Vladimir Putin, i cili tha se Perëndimi do të hynte në luftë drejtpërdrejt me Rusinë nëse do të lejonte që Ukraina të godiste territorin rus me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi.
“Nëse merret ky vendim për raketat, nuk do të thotë asgjë më pak se përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë.”
Kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë dhe kjo, natyrisht, do të ndryshojë ndjeshëm thelbin, natyrën e konfliktit”, tha Putin në një deklaratë.
Rusia do të detyrohet të marrë ato që Putin i quajti “vendime të përshtatshme” bazuar në kërcënimet e reja.
Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, është gjithashtu në proces të rishikimit të doktrinës së saj bërthamore, në lidhje me rrethanat në të cilat Moska mund të përdorë armët bërthamore.
Në Shën Petersburg në qershor, Putin tha se Perëndimi po gabonte duke supozuar se Rusia nuk do të përdorte kurrë armë bërthamore dhe tha se doktrina bërthamore e Kremlinit nuk duhet të merret si e mirëqenë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha gjithashtu se Rusia nuk kishte alternativë veçse të arrinte të gjitha qëllimet e saj në “operacionin special ushtarak “, siç e quan ajo pushtimin e Ukrainës.
Peskov tha se kur të arrihen qëllimet, operacioni ushtarak do të përfundojë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...