Google ADS

Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës gjatë sulmeve

08:11 | 30 Tetor 2024
Q L

Mbrojtja ajrore e Rusisë ka shkatërruar 23 mjete ajrore të Ukrainës gjatë natës në rajonet perëndimore, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Shtatë dronë ukrainas u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit Rastov, pesë mbi Kursk, shtatë mbi Shmalensk dhe pjesa tjetër në rajonet Ariol , Bryansk dhe Belgorod , tha Ministria.

Ukraina, nga ana e saj, njoftoi se gjatë natës shkatërroi 33 nga 62 dronët e lëshuar nga pala ruse.

Më herët, autoritetet thanë se nëntë persona u plagosën – përfshirë një vajzë 11-vjeçare në Kiev, pasi nga një dron rus u shkaktuan zjarre në dy ndërtesa të larta./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme