Presidentët e Rusisë dhe Turqisë u takuan të hënën në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në rajonin Idlib të mbajtur nga kryengritësit në Siri.
Provinca e Idlibit në veriperëndim të vendit është bastioni i fundit i kryengritësve sirianë dhe Turqia është treguar mjaft e interesuar për të parandaluar një ofensivë të mundshme qeveritare atje.
Presidenti Reccep Tayip Erdogan takohet me Presidentin Vladimir Putin për herë të dytë në 10 ditë, pasi Rusia dhe Irani shprehën mbështetje për idenë e një ofensive.
Rusia e quan Idlibin një shtrat të terrorizmit dhe thotë se qeveria siriane ka të drejtën të rimarrë kontrollin e tij. Turqia i ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit, për një zgjidhje diplomatike të situatës, që vlerësohet si mjaft shpërthyese. Në të njëjtën kohë, ajo ka dërguar përforcime për trupat e saj në afërsi të Idlibit, një hap që synon të shmangë të paktën përkohësisht një ofensivë tokësore në terren.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...