Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj rezolutës së SHBA-ve, me të cilën kërkohej që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të ndihmoj në lehtësimin e zgjedhjeve të lira dhe të besueshme në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezoluta e SHBA-ve po ashtu kërkonte transportin e papenguar të ndihmës në Venezuelë.
Të dy votat e hartuara nga SHBA-të ishin caktuar për një votim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Masat e SHBA-ve morën nëntë vota për, gjë që do të lejonte kalimin e masës, por Rusia dhe Kina, duke vepruar në pozitat si anëtarë të përhershëm të Këshillit, ushtruan të drejtën e tyre për të vendosur veto ndaj rezolutës.
Tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit u abstenuan nga votimi.
Rusia e quajti rezolutën e SHBA-ve një përpjekje të fshehtë për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian, Nicolas Maduro.
“Kjo është vetëm një perde tymi, qëllimi i tyre është ndryshimi i regjimit”, tha i dërguari i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...