Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka arritur që të dalë me deklaratë të përbashkët për ta dënuar dhunën ndaj protestuesve nga qeveria ushtarake në Birmani, e cila erdhi në pushtet përmes të puçit.
Takimi i mbyllur i organit që e ka për detyrë sigurimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar përfundoi pa deklaratë, pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtaret tjera që të adresohet kjo çështje.
Rusia dhe Kina, të dyja anëtare të përhershme me të drejtë të vetos, më parë kanë thënë se në Birmani nuk duhet të ndërhyhet, sepse situata atje është çështje e brendshme e shtetit aziatik, shkruan Anadolu.
E dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Birmaninë, Christine Schraner Burgener, u bëri thirrje vendeve anëtare që të veprojnë, duke paralajmëruar se shpresat e popullit të Birmanisë janë duke u venitur.
Britania e Madhe, e cila bëri kërkesë për takimin e së premtes, deklaroi se është e rëndësishme që organi ndërkombëtar të flasë me një zë dhe se do të shqyrtojë masa shtesë në ditët e ardhshme.
Ushtria e Birmanisë e mori pushtetin më 1 shtator, duke e rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të zonjës Aung Suu Kyi.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...