Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se “ka ende punë” përpara se Rusia të arrijë një traktat paqeje me Japoninë për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Dytë Botërore.
Putin foli në Moskë më 22 janar, pas bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili tha se ai dhe presidenti rus kishin konfirmuar vendosmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për një mosmarrëveshje territoriale disa dekadëshe.
Abe tha gjithashtu se ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve kanë vendosur të takohen në shkurt për të biseduar rreth mosmarrëveshjes mbi katër ishujt jugorë të Kuriles.
Trupat sovjetike pushtuan ishujt gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Refuzimi i Tokios për të njohur sovranitetin e Moskës ka ngadalësuar procesin e paqes që nga vitet 1950.
Shtatë dekada më vonë, ishujt njihen si Kurile Jugore në Rusi dhe si Territoret e Veriut në Japoni.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...