Rusia ka marrë vendim që të dërgojë dy bombardues në hapsirën ajrorë të Bjellorusisë, në shenjë mbështetje për aleatin e saj, pikërisht në kohën kur ajo është zhytur në një debat të nxehtë me Bashkimin Europian për emigrantët që ndodhen në kufi me Poloninë.
Vendimi i Moskës vjen në një kohë kur BE po shqyrton sanksione kundër Minskut për atë që e quan një krizë të krijuar artificialisht, të cilën Bjellorusia e refuzon, transmeton portal arbresh.info
Dy bombardues Tupolev Tu-22M3 të dërguar nga Rusia në Bjellorusi mund të mbajnë bomba bërthamore, duke përfshirë ato hipersonike të projektuara për të anashkaluar mbrojtjen ajrore të sofistikuar perëndimore.
Emigrantët në anën bjelloruse të kufirit u përpoqën të futeshin me forcë në Poloni disa herë gjatë natës, thanë autoritetet në Poloni.
Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet u bëri thirrje të dyja palëve të qetësojnë situatën dhe të zgjidhin krizën “e padurueshme”.
“Këta qindra burra, gra dhe fëmijë nuk duhet lejuar që të kalojnë edhe një natë tjetër në një mot të ftohtë, pa strehim, ushqim, pije dhe kujdes mjeksor”, tha ajo.
BE-ja e cila ka sanksionuar në mënyrë të përsëritur Bjellorusinë për abuzime të të drejtave të njeriut, akuzon Minskun për sjelljen e emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, të cilët më pas i detyron që të kalojnë përtej kufirit polak.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord se kjo është një “luftë hibride” e Presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos.
Bjellorusia dhe aleati i saj Rusia ia atribuojnë të gjithë fajin Europës.
Kremlimi akuzon Europën se nuk u përbahet idealeve të saj humanitare dhe se po përpiqet të “mbysë” Bjellorusinë duke mbyllur një pjesë të kufirit.
Moska e konsideron të papranueshme që BE të vendosë sanksione të reja ndaj Minskut për shkak të asaj krize.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ushtrojë presion ndaj Bjellorusisë dhe Putini u përgjigj se BE-ja duhet të bisedojë drejtpërdrejt me Minskun, tha Kremlini./afp/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...