Dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të nënkuptonte përfshirjen e NATO-s në konflikt, tha ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov, përmes një mesazhi në Telegram.
Të premten, presidenti amerikan Joe Biden mbrojti fillimin e programeve të trajnimit për pilotët dhe teknikët ukrainas për këta lloj avionësh. Homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky siguroi se këta avionë nuk do të operojnë në hapësirën ajrore ruse.
Nga ana e tij, Antonov shpjegoi se çdo goditje e këtyre luftëtarëve kundër Krimesë do të perceptohej në Moskë si një sulm kundër territorit rus.
“Është e rëndësishme që SHBA-ja të jetë plotësisht e vetëdijshme për përgjigjen ruse”, theksoi Antonov.
Ukraina ka rritur sulmet e saj veçanërisht në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014 si dhe në zona të tjera kohët e fundit./abcnews.al
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...