Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022.
Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.
Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin.
Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm./rel
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?